INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U trembët? Sërish tërmete në Shqipëri? Flet sizmologu i njohur: Ja si është situata

U trembët? Sërish tërmete në Shqipëri? Flet sizmologu i njohur: Ja si është situata

Publikuar më: 18:58 04-07-2018

Tërmeti që lëkundi vendin ditën e sotme shkaktoi panik tek qytetarët, por edhe dëme materiale. “Por tani pas 140 goditjesh, rreziku kaloi”, ka thënë sizmologu Rrapo Ormeni, ndërsa ka shtuar se do të ketë lëkundje të vazhdueshme, por intensiteti i goditjes do të vijë duke u zvogëluar.

“Tërmeti ishte deri në 6 ballë, është ndjerë deri në Vlorë. Tërmeti ka pasur si karakteristikë goditjet, ku deri tani janë regjistruar deri në 140 goditje. Goditjet ishin të ndjeshme, nga 4.2 ballë deri në 3 ballë, që lidhen me goditjen kryesore, pasi energjia nuk është çliruar e gjitha. Energjia do vazhdojë të çlirohet derisa të arrihet stabiliteti i plotë, por goditjet vijnë duke u zvogëluar”.

I pyetur se sa do të zgjasin këto tërmete, Ormeni ka thënë se nuk do të ketë më goditje kryesore, pra të forta.

“Jo, karakteristikë tërmetet kanë tipologjinë e tyre. Kur ndodh një goditje kryesore, goditjet e tjera vijnë duke u zvogëluar dhe shuar, s’do të kemi më goditje kryesore”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043668746948242