INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllkohohet autostrada e Veriut/ Fillon tubimi i opozitës në Milot, Basha përkrah protestuesve

Bllkohohet autostrada e Veriut/ Fillon tubimi i opozitës në Milot, Basha përkrah protestuesve

Publikuar më: 18:31 25-04-2019

Ashtu siç po mblidhen simpatizantë të opozitës së bashkuar në qarqe të tjera edhe në Milot është e njëjta panoramë. Në këtë arterie kryesore të vendit ndodhet edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nga informacionet paraprake pritet që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa aktualisht nuk ka detaje se sa do të jetë afati i saj.

Banorët do të bllokojnë rrugën si shenjë revolte për keqqeverisjen e vendit nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se opozita është e vendosur për të mos lejuar që në vend të zhvillohen zgjedhje farsë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002