INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet edhe autostrada e Durrësi-t, Kryemadhi përkrah protestuesve: ‘’Rama nuk e ka parë akoma...’’

Bllokohet edhe autostrada e Durrësi-t, Kryemadhi përkrah protestuesve: ‘’Rama nuk e ka parë akoma...’’

Publikuar më: 18:36 25-04-2019

Ka nisur protesta e opozitës edhe në Plepat e Durrësit, ku është bllokuar autostrada.

E pranishme është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputetët Nasip Naco dhe Nora Malaj.

Kryemadhi i bëri thirrje Ramës të tërhiqet, ndërkohë që theksoi se protestat nuk do të ndalojnë.

"Ne jemi mbledhur sot këtu për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë të organizohen dhe të vijnë në Tiranë. Protesta sot po zhvillohet këtu, nesër do të shkojmë diku tjetër. Protestat nuk do të ndalen. Është paralajmërimi për Ramën, akoma nuk ka filluar mosbindja civile, akoma nuk e ka parë revoltën shqiptare, akoma Rama nuk e ka kuptuar, mjafton të shihni mediat e gjithë botës që transmetojnë protestat në Shqipëri dhe na përkrahin. I them Ramës mos vazhdo të provokosh qytetarët po tërhiqu."

"Rama duhet të largohet një orë e më parë në mënyrë që t'i kthejë integritetin shqiptarëve. Ndaj i themi të gjithë shqiptarëve që ndodhen në botë t'i bëjnë një telefonatë famjiljarëve të tyre që të tregojnë se bashkohen me ne në protestë", - tha Kryetarja e LSI.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645