INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhje për krizën? Pas takimit me ambasadorin e BE, Fatmir Mediu propozon: ‘’Tryezë qeveri-opozitë’’

Zgjidhje për krizën? Pas takimit me ambasadorin e BE, Fatmir Mediu propozon: ‘’Tryezë qeveri-opozitë’’

Publikuar më: 18:10 25-04-2019

Ka përfunduar takimi i Ambasadorit tw BE në vendin tonë Luigi Soreca me partitë e vogla opozitare që nuk u regjistruan në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur menjëherë pas takimit, duke pohuar sinjalet e para për zgjidhjen e krizës. Ai u shpreh se do të kërkohet nga Presidenti një tavolinë e përbashkët qeveri-opozitë.

"Ky është një takim i thirrur nga ne, arsyet është sepse është e nevojshme të gjejmë një zgjidhje që t’i shërbejë interesave të Shqipërisë. secili duhet të luajë rolin e vet. Presidenti duhet të thërrasë tryezën e partive politike për të parë nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira të ndershme. Me kontributin e të gjitha palëve politike ne të arrijmë të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe përfaqësimin e të gjitha subjekteve politike. Çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin dhe ne mendojmë që është përgjegjësi jon ë që të negociojmë me të gjitha palët dhe institucionet që duhet të mundësojnë këtë dialog. Ne do t’i kërkojmë Presidentit të thërrasë një tryezë të përbashkët pozitë-opozitë, që të mos lejojmë shkatërrimin e vendit"- tha Mediu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938