INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blindohet Rusia këtë botëror

Blindohet Rusia këtë botëror

Publikuar më: 15:17 14-06-2018

Siguria është elementi kryesorë i këtij Botërori dhe në një fushë të tillë Rusia e konsideron veten si një eksperte të saj.

Në shumë qytete ku do të luhen ndeshjet e kësaj supersfide janë montuar rreth 2000 kamera shtesë që mbahen nën vëzhgim nga stafe të specializuara për të vëzhguar rreth stadiumeve ku luhen ndeshjet.


Kamerat e reja janë me teknologjinë e fundit me identifikim fytyre gjë që e bën më të lehtë për policinë identifikimin e personave të rrezikshëm, me precedentë apo të dyshuar. Megjithatë sipas specialistëve të sigurisë ruse kjo është vetëm linja e parë që kanë marrë forcat policore dhe jo vetëm.

Janë të shumta forcat speciale që janë të trajnuara për situata kundër sulmeve terroriste dhe drejtuesit e policisë ruse theksojnë që të gjithë do të jenë të armatosur.

Ndoshta tingëllon diçka e frikshme për një kopeticion sportive, por autoritetet ruse nuk kanë asnjë shqetësim, ata kanë në gatishmëri edhe të gjitha artileritë e tyre ushtarake në mbështetje të sigurisë së vendit dhe të mijërave njerzve që do të ndjekin këtë botëror. Analisti i sigurisë ruse Pavëll Felgenhaur thekson edhe një herë se FSB-ja që janë këto forca speciale ruse, as që duan t’ja dinë për të drejtat e njeriut.

Ata mund të shoqërojnë dhe mund të reagojnë ndaj kujtdo që e konsiderojnë si një kërcënim potencial. Ata mund të arrestojnë mes tyre turmave edhe njerëz të pafajshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0018548965454102