Ndeshja që pritet me interes të madh nga të gjithë shqiptarët është ajo mes Zvicrës dhe Serbisë e vlefshme për grupin E të botërorit.
Ende pa filluar ndeshje, kanë filluar ngacmimet e para për këtë sfidë dhe ka qenë sulmuesi i Serbisë Mitroviç ai i cili i hedh “benzinë” zjarrit. Ai ka folur për gazetën “Kurir” ku ka thënë se nuk e kupton se pse shqiptarët e Zvicrës nuk shkojnë te Kosova kur e duan shumë atë.
“Unë nuk e kuptoj sesi flamuri i Kosovës mund të jetë një provokim për ne, kjo gjë nuk duhet të na interesojë. Diçka tjetër më shqetëson mua. Nëse ata e duan kaq shumë Kosovën, përse nuk shkojnë atje por mbrojnë ngjyrat e Kombëtareve të tjera?” -tha Mitroviç për Kurir.








18 Dec 2025 





