Përmes një postimi në rrjete sociale Blero konfirmoi lajmet se ai dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës. Në statusin e tij, Blero shkruante se ai dhe Afrona janë ndarë që në Maj.
Duke u shprehur se arsyet janë tërësisht personale, këngëtari kërkoi që ndarja e tyre të mos komentohej më. Ndërkohë pas postimit të Bleros, ka reaguar edhe Afrona.
Modelja ka shpërndarë një postim që flet për gratë e forta. "Një grua e fortë ka një zemër të madhe. Ajo natyrshëm tregon mirësi edhe pse po merret me demonët e saj", shkruhet në postim.
Sa i përket Bleros ky ishte statusi i tij: “Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.