INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blero ka dasmë në shtator, por a do të jetë pjesë e saj ish bashkëshortja e tij, Teuta?

Blero ka dasmë në shtator, por a do të jetë pjesë e saj ish bashkëshortja e tij, Teuta?

Publikuar më: 22:09 27-07-2019

Në shtator të këtij viti, këngëtari i njohur Blero Muharremi do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me Afrona Dikën. Dasma pritet të jetë e madhe me 600 të ftuar.

Por a do të jetë ish-bashkëshortja e Bleros, Teuta Krasniqi në këtë dasmë?

Kësaj pyetje i është përgjigjur vetë Teuta, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova show”, ku ka rrëfyer se nuk do të jetë e pranishme në dasmën e ish-partnerit të saj.

“Jo nuk do ishte mirë, jo për shkak të raportit se ne i kemi shumë njerëzore, normale dhe brenda kornizave, mirëpo në këtë rast kjo është diçka familjare dhe kudo në botë do dukej e çuditshme.”- ka rrëfyer ajo para kamerave, edhe pse ka ruajtur një marrëdhënie të mirë me babanë e vajzës së saj, Tara.

Kujtojmë se Blero dhe Teuta vazhdojnë të takohen për shkak të Tarës, e cila ka marrëdhënie mjaft të mira me partneren e re të të atit, Afronën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030200481414795