INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bien ndjeshëm temperaturat! Nisin reshjet në të gjithë vendin

Bien ndjeshëm temperaturat! Nisin reshjet në të gjithë vendin

Publikuar më: 11:29 31-10-2019

Situata e qëndrueshme klimatike në vend, duke filluar që nga dita e enjte, do të ndryshojë. Kështu, parashikohet shtim gradual vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se prej orëve të pasdites së të mërkurës, në jugperëndim nisin reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, të cilat në mbrëmje shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.


Mjegulla e mjegullina përsëri në mëngjes do të përfshijë luginat dhe bregdetin.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje - veriperëndim, ndërsa në bregdet herë-herë dhe mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 2ºC deri në 20ºC

zonat e ulëta 6ºC deri në 25ºC

zonat bregdetare 11ºC deri në 23ºC

Article Logic
Execution time: 0.0039901733398438