INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4,5 m i gjatë! Peshkaqeni i bardhë bie në rrjetën e peshkatarëve në Durrës [FOTO]

4,5 m i gjatë! Peshkaqeni i bardhë bie në rrjetën e peshkatarëve në Durrës [FOTO]

Publikuar më: 11:34 29-10-2019

Një peshkaqen i përmasave të mëdha ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në detin Adriatik afër brigjeve të Durrësit.

Grabitqari arrin një peshë prej 450 kg, ndërsa gjatësia e tij është të paktën 4.5 metra.

Peshkaqeni i kapur thuhet se është i llojit ‘Peshkaqen i Bardhë’ një specie e rrallë për ujërat e brigjeve shqiptare.

Ky peshkaqen është i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz. Ai mund të arrijë një gjatësi deri në 6 m dhe një peshë deri në 2240 kg.

7 ditë më parë një peshkaqen Tigër u kap nga peshkatarët në zonën e qytetit të vjetër të Durrësit, që peshonte plot 500 kg.

5db7fc38f33capeshakqen-2.jpg

5db7fcf8be047Screenshot_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333