INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie nga shkëmbinjtë në Ksamil, niset urgjent drejt Tiranës turistja bullgare

Bie nga shkëmbinjtë në Ksamil, niset urgjent drejt Tiranës turistja bullgare

Publikuar më: 15:12 11-08-2017

Aksidentet me pasoja fatale në brigjet shqiptare janë të shumtë në këtë sezon turistik. Këtë të premte një turiste bullgare është aksidentuar teksa ndodhej me pushime në brigjet shqiptare, konkretisht në Ksamil, ndërkohë që po qëndronte në shkëmbinj në breg të detit. Lajmi bëhet i ditur nga uniformat blu, ndërsa thonë se turistja bullgare është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i Policisë;
“Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se, në Ksamil, aksidentalisht ka rënë nga shkëmbinjtë e detit, shtetasja bullgare P.S, vjeç 41, banuese në Sofje, e cila u dërgua me helikopter në SQU, për mjekim më të specializuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për ngjarje aksidental”.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656