INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet sezoni turistik. Mësoni vlerësimet e turistëve të huaj

Mbyllet sezoni turistik. Mësoni vlerësimet e turistëve të huaj

Publikuar më: 13:48 08-09-2017

Në mbyllje të sezoni turistik veror, vijnë vlerësimet maksimale nga vetë turistët, të cilët zgjodhën që pushimet ti kalojnë në vendin tonë. Këtë radhë ajo që ofron bregdeti nuk është vetëm natyra e mrekullueshme e brigjeve shqiptare, por turistët e huaj kanë çfarë të shohin dhe vizitojnë edhe sa i përket trashëgimisë historike dhe kulturore. Janë turistët të huaj, të cilët nëpërmjet videove të publikuar kanë dhënë një vlerësim maksimal për atë çka ofron vendi ynë.
Turisti 1:
“Ndodhemi në sitin e Amantias, i cili është shumë i rëndësishëm. Jemi në Shqipëri për të vizituar dhe këtë sit për interesin arkeologjik, për peizazhin e mrekullueshëm si dhe për njerëzit që takon këtu”.
Turisti 2:
“Gjatë kësaj vizite kemi pasur në rrëfyes të këndshëm o cili na ka udhëhequr dhe shpjeguar gjithçka. Do të vazhdojmë intenerarin tonë për të parë kishën paleokristiane, varret, teatrin, duke shijuar gjithçka”.
Turisti 3:
“Jemi në Amantia, e cila ndodhet rreth 30 km nga qyteti i Vlorës. Ndër gjërat e tjera për të vizituar, këtu gjendet dhe një stadium i vjetër, i cili është i konservuar shumë mirë, ku j presin njerëz të mrekullueshëm”.
Përgjatë sezonit turistik mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë natyrës dhe asaj çka ofron Shqipëria për të kaluar pushimet verore.

Article Logic
Execution time: 0.0029370784759521