INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berlusconi rikthen yllin e madh në Itali, do të luajë me Monza-n

Berlusconi rikthen yllin e madh në Itali, do të luajë me Monza-n

Publikuar më: 17:21 29-09-2018

Silvio Berlusconi, që sapo ka blerë skuadrën e Serisë C italiane të Monza ka vendosur t’u bëjë një dhuratë të jashtëzakonshme fansave të këtij ekipi.

Presidenti kërkon të rikthejë në Itali një legjendë të Milanit, sulmuesin brazilian Kakà, lajm që konfirmohet nga e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”. Mediat italiane konfirmojnë se ish-presidenti i Milanit i ka bërë një ofertë sulmuesit, që u tërhoq nga futbolli në dhjetor të vitit të kaluar.

Marco Zaffaroni, një nga drejtuesit e skuadrës së Monza, u shpreh se presidenti Silvio Berlusconi ka ambicje të mëdha dhe emri i Kakà është i përshtatshëm për ta bërë këtë ekip të rëndësishëm në futbollin italian.

Kakà, tashmë 36 vjeç, do të jepte ndihmën e tij për ta ngjitur skuadrën e Monza nga Seria C në Serinë B, që e ka nisur mbarë sezonin e ri, duke i fituar të tri takimet e tri javëve të para të kampionatit. Në bisedime për ta mbyllur këtë transferim është Adriano Galliani, drejtori sportiv i Monza dhe mik i ngushtë i sulmuesit brazilian.

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037