INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Conor McGregor bamirës, ja çfarë gjesti ka bërë ai

Conor McGregor bamirës, ja çfarë gjesti ka bërë ai

Publikuar më: 17:08 29-09-2018

Ylli i arteve marciale mikse Conor McGregor ka treguar se jashtë oktagonit dhe kur nuk ka një mikrofon përpara ka edhe një zemër të madhe. Ai ka dhuruar një shumë prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar kurimin e një djaloshi të ri irlandez me emrin Bryan, që vuan nga një sëmundje e rëndë, që nuk e lejon të ecë apo të ushqehet.

Lajmin e ka konfirmuar Grainne McCollought, nëna e Bryan, që përmes rrjeteve sociale ka gjetur rastin për të falënderuar kampionin irlandez të arteve marciale mikse për këtë gjest. McGregor do të duelojë pas një jave në Las Vegas në eventin e UFC-229 ndaj Khabib Nurmagomedov, duel i vlefshëm për titullin kampiopn bote në peshën e lehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059