INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha takon kryetarin e komunës së Mitrovicës: Jepuni përgjigjen e duhur serbëve dhe argatëve të tyre në Kosovë

Berisha takon kryetarin e komunës së Mitrovicës: Jepuni përgjigjen e duhur serbëve dhe argatëve të tyre në Kosovë

Publikuar më: 18:37 18-08-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar rreth situatës në Mitrovicë pas diskutimeve për korrigjim të kufijve Kosovë-Shqipëri. Në deklaratën e bërë pas takimit Berisha, tha se integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i paprekshëm e se shpreson se Bahtiri dhe qytetarët t’u japin përgjigjen e duhur serbëve e Beogradit dhe argatëve të tyre në Kosovë.

“Të dy jemi kategorik se integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa prekshëm dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët. Është mjerim i madh të shikosh se si Vuçiç idenë e tij e të Serbisë për gllabërimin e territorit të Kosovës, po e shet tek njerëz të caktuar në Prishtinë, edhe pse të gjithë shqiptarët e dinë, por edhe të tjerët, se Serbia nuk ka në Kosovë as edhe një metër tokë të saj”, tha Berisha. Sipas tij, kufijtë aktual të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, janë sanksionuar me aktin e shpalljes së pavarësisë së saj, me pakon e presidentit Ahtisari, me vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, me njohjen nga ana e 115 shteteve të botës, prandaj askush nuk ka të drejtë, nuk mund dhe nuk guxon t’i nëpërkëmbë këta kufij për qëllime përfituese të Serbisë. “Agim Bahtiri gjykon se Mitrovica e Veriut është peng e bandave kriminale të telekomanduara nga Serbia. Unë ndaj me Agimin shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit. Uroj që Agimi dhe faktorët tjerë politik në Kosovë, tu japin përgjigjen e duhur serbëve e Beogradit dhe argatëve të tyre në Kosovë, se nuk duk të ketë tjetërsim të territorit të Kosovës”, u shpreh Berisha. Ai bëri të qartë se nuk është interes i shqiptarëve dhe as interes i qytetarëve të Ballkanit të hapet kutia e Pandorës, që të ridizajnohen kufijtë, sepse atëherë pasojat do të ishin të rënda për të gjithë. Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi falënderoi ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha për pritjen e ngrohtë dhe bisedën shumë të frytshme, tha se angazhimi i Berishës lidhur më zhvillimet e fundit lidhur me Kosovën, është kontribut për paqe në Ballkan.

Article Logic
Execution time: 0.0016930103302002