INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Radhë të gjata në doganën greke në Kakavijë

Radhë të gjata në doganën greke në Kakavijë

Publikuar më: 18:53 18-08-2018

Radhë të gjata në kufirin shqiptaro-grek, në doganën e Kakavijës. Një defekt në sistemin kompjuterik të doganës greke, është bërë shkak që emigrantët të mbeten të bllokuar pasditen e së shtunës. Sipas burimeve, pala greke ka hasur në një defekt të sistemit kompjuterik që bën identifikimin e mjeteve. Qindra emigrantë shqiptarë kanë mbetur në radhë, në pritje që të riparohet defekti dhe të rifillojë puna për kalimin drejt tokës greke.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393