INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Berisha: Luftë deri në fitore: “Edi Rama nuk ke parë gjë akoma” [VIDEO]

Publikuar më: 17:39 09-03-2017

Sali Berisha:
“Dua t’i them Edvin Kristaq drogës se nuk ke parë gjë akoma, mbaje mend mire”.
Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës me frazën e vet më të famshme përgjatë këtyre tre viteve. Pas 7 ditësh mungesë në çadrën e protestës, Berisha ka ashpërsuar tonet ashtu si edhe Basha pak ditë me parë.
Sali Berisha:
“Nga lufta vetëm se ai largohet ne do të vazhdojmë luftën deri në fitore, mbaje mend mirë Edi Rama”.
A është kauza e PD e drejtë?
Berisha ju ka kthyer këtë përgjigje të gjithë zërave kritikë, nëse kauza e opozitës është e drejtë.
Sali Berisha:
“Po pse e kemi gabim, ne nuk e kemi gabim sepse në qoftë se vota e lirë ka një armik, ka Edi krimin dhe Edi drogën”.
Duke shprehur shqetësimin se Kryeministri po bashkëpunon me bandat kriminale, zgjidhja e vetme për Sali Berishën është:
Sali Berisha:
“Rama ik, shporru, shporru, shporru”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824