INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Demokratët duhet të jenë krenarë për kontributin e tyre

Berisha: Demokratët duhet të jenë krenarë për kontributin e tyre

Publikuar më: 19:49 21-07-2016

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar ish-kryeministri Berisha dha një deklaratë për shtypi ku theksoi kontributin e demokratëve për moskapjen e sistemit.

Berisha: 

"Përbën një nga reformat më themelore të 20 viteve të fundit. demokratët kanë një mijë arsye të jenë krenarë me kontributin historik që dhanë me ndërtimin e një sistemi të ri të drejtësisë të bazuar në parimet më të drejta perëndimore. Kjo është reforma, natyrisht aplikimi saj është produkti.
Partia Demokratike arriti objektivat e përcaktuara që në fillim të bazuara në parimin e mos kapjes së sistemit, në parimin e lirive, në parimin e përgjegjësisë para ligjit dhe të pavarësisë.
Ndërkohë që Edi Rama e shihte veten se si do të jetë kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror, Xhafaj i drogës e shihte veten se si duhet të ishte superministër, anëtar i Tribunalit Disiplinor, anëtarë i KLGJ-së, anëtarë i KPP-së. Ai ishte bërëa si klloçka që i fuste të gjitha institucionet e drejtësisë nën sqetull përveç Edi Ramës.
Sokol Sadushi, që dua ta them prapë është civilist pa diskutim i zoti, por donte një Gjykatë Administrative ku të ishte kryetar. Donte t’i ndërtonim Gjykatën e Lartë Administrative ku shkëlqesia e tij të shkëlqente në majë të saj, por këtë shteti nuk ia kishte borxh. Kunatolli, Berberi më i vjetri në Gjykatën Kushtetuese, donte të kapte një institucion me 6 milionë lekë në muaj. Kunati i Fatmir Xhafës. Tvorani, famoz që përvetësoi rrogën e gjykatësit në kundërshtim me të gjitha ligjet e shtetit.
Kur t’i zgjedh një lukuni të tillë për të hartuar reformën, ndaj atë ta rrëzon Venecia nen për nen. Opozita, qëndroi e vendosur ndaj çdo lloj presioni, duke mos mbrojtur asgjë tjetër vetëm parimet themelore të ndërtimit të një sistemi drejtësie të standardeve evropiane."

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279