INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri foto me Ronaldon dhe Messin, por futbollisti i preferuar i Khabib është ky!

Bëri foto me Ronaldon dhe Messin, por futbollisti i preferuar i Khabib është ky!

Publikuar më: 20:31 30-10-2018

Fitorja e tij ndaj McGregor në UFC 229 e ngriti Khabib Nurmagomedov në majat e atletikës botërore dhe mediat nuk pushojnë së foluri rreth tij dhe jetës private.

Kampioni i peshave të lehta me deklaratën e tij të fundit nuk mund të mos bënte bujë. Teksa e kemi parë duke u fotografuar me C.Ronaldon dhe Messin, të gjithë mund të mendoni se atleti ka njërën prej të dy të preferuar, por e vërteta është krejt e kundërt.

Ai është shprehur se në të vërtetë admiron sulmuesin e Liverpooli-t, Muhamed Salah. “E ndjek, por nuk jemi takuar asnjëherë. Është lojtar i madh dhe një shembull, na duhen njerëz si ai. Gjenerata e re ka nevojë të mësojë nga përulësia e Salah” - u shpreh Nurmagomedov.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031981468200684