INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berat, drogë dhe granata në shtëpi, në kërkim 47-vjeçari [VIDEO]

Berat, drogë dhe granata në shtëpi, në kërkim 47-vjeçari [VIDEO]

Publikuar më: 11:00 18-09-2018

Policia e Beratit ka sekuestruar drogë dhe granata në një banesë. 441 kg kanabis, heroinë dhe kokainë si dhe 75 granta janë gjetur në shtëpinë e një 47-vjeçar të shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Kalaja” është bërë kontroll në shtëpinë e L.B në lagjen “13 Shtatori” në Berat ku u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387