INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bënë lëmsh një Shqipëri, Tea dhe Bearti rikthehen në PËRPUTHEN, por befasojnë me fjalët për produksionin!

Bënë lëmsh një Shqipëri, Tea dhe Bearti rikthehen në PËRPUTHEN, por befasojnë me fjalët për produksionin!

Publikuar më: 12:39 08-03-2021

Tea dhe Bearti u rikthyen dje në "Përputhen Prime", emisioni i cili i njohu të dy me njëri-tjetrin. Çifti ka qenë shumë i komentuar që kur u zbulua lidhja e tyre në fund të janarit dhe sot zbuluan përse u rikthyen pas gjithë zhurmës së krijuar.

 "Kam shumë emocione, kurrë s’kam pasur në këtë skenë. Ndihem çuditshëm që jam sërish këtu. Pas gjithçkaje që ndodhi, më vjen mirë që kemi qetësuar gjakrat dhe ndihem shumë falënderuese për këtë emision që bëri të mundur njohjen me Beartin", u shpreh Tea.

 "Është kënaqësi të kthehem sërish në këtë studio, gjithçka ka nisur këtu. Kam takuar një person si Tea", tha Bearti.

 Ata kanë rrëfyer se pëlqimet kanë nisur nga takimi në mobilieri dhe kërcimi në studio. Ndër të tjera, ishte vetë Tea që i shprehu dashurinë Beartit dhe më pas vijoi historia e tyre.

 Tea tregoi se skandali forcoi më shumë marrëdhënien e tyre.

“Ju bëmë si foto profili kudo. Ka qenë një sprovë për marrëdhënien tonë, nuk është se na ka afruar apo larguar me njëri-tjetrin, por çfarë jemi në gjendje të përballojmë për të qenë me njëri-tjetrin”, u shpreh Tea.

 Të dy janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit ndërsa rrëfimin e tyre e mbyllën me një puthje plot dashuri.

 

-640-0-60455e7a9930a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626