INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha vjell vrer për shtëpinë diskografike që e menaxhonte dikur. Ja çfarë zbulon këngëtarja [FOTO]

Bebe Rexha vjell vrer për shtëpinë diskografike që e menaxhonte dikur. Ja çfarë zbulon këngëtarja [FOTO]

Publikuar më: 13:49 06-06-2017

Zakonisht artistët në fillim të karrierës së tyre, e konsiderojnë goxha arritje të menaxhohen nga një shtëpi diskografike.

Por në rastin e Bebe Rexhës ndodh ndryshe. Këngëtarja nuk ka dalë aspak e kënaqur nga labeli  i cili kishte edhetë drejtat autoriale të këngës si dhe menaxhonte në fillimet e saj. Ky label e kushtëzonte Bebe-në në publikimin e këngëve me pretekstin se kënga nuk ishte mjaftueshëm e bukur. Megjithatë sot ajo është bërë njëra ndër  këngëtaret më të pëlqyera të momentit dhe sapo ka publikuar edhe klipin më të ri  “The Way I Are” në bashkëpunim me Lil’ Wayne.

Ndërkohë këngëtarja ka shpjeguar në Twitter se kënga është një “diss” ndaj labelit të saj të kaluar dhe është plot me sarkazma dhe ironi.

“E shkrova “The Way I Are” për labelin tim të kaluar, i cili nuk më lejoi të publikoja asnjë këngë sepse nuk kisha as pamjen e as zërin e një popstar-i”,- shkruan këngëtarja shqiptare në një status. Më pas ajo vazhdon: “Më vjen keq që nuk jam më e bukura. Nuk do të mund të këndoj kurrë si Ëhitney. Më falni që tekstet e mia nuk janë “cool”. Unë nuk jam asgjë me të cilën jeni mësuar deri tani”.

“Pra, “The Way I Are” është një “ik pirdhu” për labelin e njohur”, – shprehet gjithë mllef Bebe.

Ndërsa sot  menaxhohet nga  “Warner Bros. Records”.

bebeeee.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055