INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha shkund sallën në iHeart Radio Music Awards

Bebe Rexha shkund sallën në iHeart Radio Music Awards

Publikuar më: 13:39 04-04-2016

Ishte një natë magjike edhe për artisten me origjinë shqiptare, e cila ka magjepsuar mediat e huaja me performancën e saj në iHeart Radio Music Awards.

Bukuroshja 25 vjeçare këndoi hitin “Me, Myself & I”, në bashkëpunim me reperin G-Eazy dhe të gjithë lanë kokën pas saj. Sot ajo ishte në “gojën” e shumë sajteve të huaja të cilat lavdëronin performancën shpërthyese të Bebe Rexhës. “Me, Myself & I” po rezervon edhe suksese të mëtejshme për artisten RnB pasi aktualisht pozicionohetnë vendin e e shtatë të Billboard Hot 100. Po kjo nuk është gjithçka pasi shumë shpejt pritet të publikohet klipi i “No Broken Hearts”, i realizuar me reperen Nicki Minaj.

Ajo ishte gjithashtu e kandiduar për “Këngën Më të Mirë Dance të Vitit”, me hitin e padiskutueshëm “Hey Mama”, në bashkëpunim me David Guetta, Nicki Minaj dhe Afrojack, por nuk pati shumë fat pasi humbën përballë “Where Are U Now” të Skrillex.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125