INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha shfaqet duke qarë! Gjendja e saj shëndetësore duket vërtet shqetësuese [FOTO]

Bebe Rexha shfaqet duke qarë! Gjendja e saj shëndetësore duket vërtet shqetësuese [FOTO]

Publikuar më: 08:53 05-06-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të preferuara për të gjithë publikun anë e mbanë botës, po ashtu dhe suksesi i saj po rritet çdo ditë e më shumë.

Para dy muajsh, Bebe ka deklaruar publikisht se vuan nga çrregullimi bipolar (është një sëmundje e rëndë mendore ku konsiston me luhatjen e herë pas hershme të humorit).

“Për një kohë super të gjatë unë nuk e kuptoja se përse ndihesha aq e sëmurë. Përse ndjeja pafuqi që më bënin që të mos dëshiroja të dilja nga shtëpia ose të rrethohesha nga njerëz dhe përse ndjeja super energji që nuk më lejonin që të flija gjumë, që nuk më lejonin të ndaloja së punuari ose të bëri muzikë. Tani e di pse! Unë jam bipolare dhe s’kam më turp ta them! Kjo është e gjitha. Ky album i radhës do të jetë albumi më i preferuar sepse unë nuk do fsheh asgjë. Ju dua të gjithëve shumë dhe shpresoj që të më pranoni mua siç jam. Nuk dua që juve t’ju vijë keq. Thjesht dua të më pranoni. Kjo është e gjitha. Ju dua”- ka deklaruar këngëtarja para dy muajsh.

Disa ditë më parë, këngëtarja ka postuar një foto në Instastory, e cila shfaqet në ambientet e një spitali.

Por, ditën e sotme ajo ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory një foto e cila shfaqet duke qarë me sytë e zinj nga remeli dhe gjendja e saj duket vërtetë shqetësuese, e cila me sa duket po kalon një situatë mjaft të vështirë në jetën e saj, por shpresojmë që gjithçka të rregullohet.

vv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707