INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE deri në fund të 2017 asnjë projekt për Shqipërinë

BE deri në fund të 2017 asnjë projekt për Shqipërinë

Publikuar më: 14:01 15-08-2017

BE nuk ka publikuar asnjë projekt për vendin tonë të paktën deri në fund të vitit. Departamenti i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të Bashkimit Europian ka prezantuar në Facebook linkun për projektin për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjisë, për vitin 2017. Në prezantim theksohet se rrjetet e lidhura mirë të transportit dhe energjisë nxisin rritjen ekonomike dhe kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës dhe BE është e angazhuar të përmirësojë ndërlidhjen midis vendeve të Ballkanit për të lidhur më mirë njerëzit, ekonomitë dhe infrastrukturën.

Bie lehtësisht në sy se në këtë dokument dhe në hartën kryesore mungojnë projektet për Shqipërinë për vitin 2017. Edhe në Në Samitin e Triestes, zhvilluar në fillim të muajit korrik u prezantuan shtatë projekte të reja me bashkëfinancim, vlera e të cilëve përllogaritet të jetë 538.5 milionë euro. Nga të shtatë projektet, 6 prej tyre janë në transport dhe vetëm një në sektorin e energjetikës. Për këtë vit, Shqipëria dhe Kosova nuk paraqitur asnjë projekt. Numrin më të lartë të projekteve e ka Bosnjë dhe Hercegovina, e cila do të mbështetet me grante për katër projekte në transport.

Nga projektet do të përfitojë, Serbia me dy grante, që do t’i jepen për realizimin e një projekti në sektorin e energjetikës dhe një projekti në sektorin e transportit.
Ndërsa Maqedonia do të mbështetet në financimin e vetëm një projekti, por që ka vlerën më të lartë. E në të gjitha shtete do të hapen me mija vende pune.

Article Logic
Execution time: 0.0042788982391357