INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bashkimi i Sindikatave, Këshilli i Punës pa mandat. Kalaja ja sa duhet të jetë paga minimale…[VIDEO]

Publikuar më: 14:17 23-02-2017

Pagë fikse minimale dhe pastaj rritje të saj në bazë të vështirësisë në punë. Ky është propozimi që vjen nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në vend. Në një intervistë ekskluzive për IN News, Gëzim Kalaja thotë se ajo duhet të jetë nga 27 mijë lekë deri në 30 mijë lekë. Po biznesi në fakt kërkon një pagë shumë më të ulët që të varjojë nga 23mijë deri në 24 mijë lekë, ku në fakt aktualisht ajo është 22 mijë lekë.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave deklaron edhe vendimet që morri Këshilli Kombëtar i Punës s’duhet të konsiderohen, pasi kësaj strukture i ka mbaruar mandati ndaj vendimet, që ai nxjerr nuk janë të ligjshme.
Për më shumë informacion ndiqni kronikën e IN News…

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881