INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia drejt qeverisë. Zaev deklaron: Do pranojmë shqipen zyrtarisht

Maqedonia drejt qeverisë. Zaev deklaron: Do pranojmë shqipen zyrtarisht

Publikuar më: 15:27 23-02-2017

Kreu i Social Demokratëve të Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi sot se ka siguruar shumicën për të formuar qeverinë e re në fillim të marsit, pasi partia e tij ka rënë dakord për të gjitha çështjet kyçe me partitë etnike shqiptare. Lajmi është bërë I ditur nga Reuters, por edhe nga mediat shqiptare e maqedonase. Duket se formimi i qeverisë maqedonase tashmë do të bëhet realitet, tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithëshme. Deklarata e kreut të LSDM-së, Zaevit, e bërë sot në Sarajevë ku ai ndodhet për një vizitë pune i jep fund odisesë së gjatë të bisedimeve, për formimin e qeverisë. LSDM ka rënë dakord me platformën e partive shqiptare, duke pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
"Tani ne duhet të bien dakord mbi shpërndarjen e ministrive dhe platformën e reformave të qeverisë në të ardhmen," u tha Zaev gazetarëve në Sarajevë.
Partia konservatore maqedonase VMRO-DPMNE ka fituar një shumicë të lehtë në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, por ajo nuk arriti dot një marrëveshje me partitë që përfaqësojnë shqiptarët etnikë, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë në ish-republikën jugosllave. Lideri Nikolla Gruevski duket se përdori të gjitha mjetet, madje nuk munguan as kërcënimet publike, për ta detyruar bashkëpuntorin e tij në qeverinë e mëparshme Ali Ahmetin e BDI-së që të firmoste marrëveshjen. Por platforma e partive shqiptare mbeti një kusht i panegociushëm. Mediat maqedonasae kanë filluar të komentojnë marrëveshjen e LSDM me partitë shqiptare, si një kapitullim të Zaevit ndaj tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0023248195648193