INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia Tiranë ofron 120 vende pune, ja cilat janë opsionet

Bashkia Tiranë ofron 120 vende pune, ja cilat janë opsionet

Publikuar më: 13:14 01-05-2018

Projekti i nisur së fundmi nga Bashkia e Tiranës për kthimin e shkollave si qendër komunitare pas orarit të mësimit, ka gjeneruar në kryeqytet edhe rreth 120 vende të reja pune.

I pranishëm në Panairin e Punës së bashku me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës ofron 60 vende të reja pune për sanitare dhe 62 vende të tjera për administratorë që do të kujdesen për shkollat dhe palestrat gjatë ditës.

“Me sistemin e ri tashmë me Ministrinë e Arsimit hapëm 62 palestra. Do të thotë që do të kemi dhe 62 sanitarë dhe do të kemi edhe 60 administratorë. Tani që janë hapur deri vonë në darkë për këto kurset sportive, ka ecur goxha mirë. Filluam tek "Shkolla e Kuqe” kishim 120 fëmijë që u regjistruan ditën e parë dhe pothuajse të gjithë klubet kanë marrë një basketboll, një xhudo, një taekwondo, një hendboll, një volejboll pothuajse kemi kapur 90 % javën e parë të regjistrimit të fëmijëve tek klasat sportive”, u shpreh Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0027050971984863