INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse! Mostra e Krujës përdhunon një djalë të mitur vetëm 6-vjeç. 'Më çoi në varreza dhe...' [FOTO]

Tronditëse! Mostra e Krujës përdhunon një djalë të mitur vetëm 6-vjeç. 'Më çoi në varreza dhe...' [FOTO]

Publikuar më: 13:20 01-05-2018

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin Krujës ku një 34 vjeçar ka përdhunuar një djalë të mitur vetëm 6 vjeç.

Dashamir Toci një person me precedent penal është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin.

Ngjarja tronditëse është zbuluar nga nëna e të miturit i cili ka vënë re në trupin e tij shenja dhune, pas bisedimit me të birin, ky i fundit i ka rrëfyer të gjithë të vërtetën.

NGJARJA

Ngjarja e përdhunimit të fëmijës 6 vjeç nga Dashamir Toçi, ka ndodhur në 28 prill 2018, por kallëzimi rreth asaj që kishte ndodhur është bërë në polici, në datën 29 prill. Ka qënë nëna e fëmijës 6 vjeçar,e cila i është drejtuar policisë së Krujës, duke treguar gjithçka mbi gjëmën që i kishte ndodhur. Nëna ka thënë në kallëzimin e saj se rreth orës 13:00 është ndodhur në banesë së bashku me fëmijët e saj dhe meqënëse fëmija vuan nga një sëmundje është bërë pak nevrik edhe për tu qetësuar ka kërkuar të dali nga shtëpia për të lozur me djalin e xhaxhait, për të shkuar tek banesa e tij që ndodhet 100 metra larg. Ndërsa ajo ndodhej në shtëpi pas 15 minutash djalin ia ka sjellë në shtë komshija e cilin po e mbante në krahë.

Në ato momente nëna e viktimës ka konstatuar që djali, ishte i bajatur dhe komshija i ka thënë që ta dërgonte në urgjencë, në spital. Në atë moment ajo është tronditur dhe e ka pyetur të birin se çfarë i ka ndodhur  por ai nuk i ka treguar.

Më pas e  marrë fëmijën në duar pasi kishte këputje trupi, ka ndalur një makinë të rastit dhe e ka dërguar në spitalin e Mamurrasit të cilët e kanë dërguar në spitalin Lezhës dhe më pas në spitalin psikiatrik Tiranë pasi fëmija ishte rënduar psiqikisht, ku këto të fundit e kanë dërguar në spitalin Pediatrik “Nënë Tereza” Tirane.

Nëna i ka thënë policisë se djali i ka treguar emrin “Dashi”, dhe ajo ka kuptuar se po përmendte shtetasin Dashamir Toçi.

Ndër të tjera ajo rrëfen se autori e kishte marrë të miturin teksa ka qënë duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe e ka dërguar tek varrezat e fshatit Thumanë dhe i kishte dhënë karamele. 

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital, foli për fshehje të ngjarjes nga policia, pasi dhunuesi kishte me lidhje me kreun e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

 

q2-219x300.png

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773