INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha sërish sulmon Kajmakun e Vorës, ‘ai duhet të përballet me drejtësinë greke’

Basha sërish sulmon Kajmakun e Vorës, ‘ai duhet të përballet me drejtësinë greke’

Publikuar më: 10:52 25-08-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sërish reagoi sot për Agim Kajmakun, që PD thotë se është dënuar në Greqi. “Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën. Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke”, shkruan Basha. 

Sipas Bashës, kryebashkiaku i Vorës duhet të përballet me drejtësinë greke.
“Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar”, vion Basha.
Si zgjidhje e situatës Basha parashtron nevojën për largimin e Ramës. “Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, e mbyll ai reagimin e sotëm.

Ndërkohë të premten u mësua se Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimet për pastërtinë e figurës së Kajmakut. Më parë kryetari i Bashkisë Vorë ka mohuar të ketë probleme me drejtësinë greke.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932