INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Durrës pas tërmetit, tregon 5 masat urgjente që duhen marrë

Basha në Durrës pas tërmetit, tregon 5 masat urgjente që duhen marrë

Publikuar më: 12:35 24-09-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Durrës tek familjet e prekura nga tërmeti. Familjarëve Basha u tha se duhen marrë 5 masa ugjente për situatën. “Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propaganda”, ka thënë Basha, parashtruar 5 masa që sipas tij duhen marrë urgjentisht.

“Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes, të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura, të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes, të pezullohet taksa e pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara dhe mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, ka thënë ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026140213012695