INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita platformë për të nisur bisedime, Shehi: Gati për një marrëveshje me kushte

Opozita platformë për të nisur bisedime, Shehi: Gati për një marrëveshje me kushte

Publikuar më: 13:50 17-09-2019

Prej kohësh nga ana e Partisë Demokratike është deklaruar se po përgatitet një platformë që do të sjellë ndryshime të thella në politikën shqiptare. Sot kreu i LZHK-së, aleat i Lulzim Bashës e sqaroi më tutje këtë platformë. 

“Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Jemi gati për një marrëveshje me kushte”, deklaroi Shehi, i cili ka treguar disa nga pikat e platformës së opozitës. “Duhen ndryshime kushtetuese, për të evituar krizat. Duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor”, ka theksuar Shehi.

Ndërkohë, këtë të martë kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi se zgjidhja e situatës politike në vend do të vijë nga brenda. Ai tha se aksioni do të vazhdojë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053