INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë alarmante, 2% e fëmijëve po lindin pa gishta dhe duar

Situatë alarmante, 2% e fëmijëve po lindin pa gishta dhe duar

Publikuar më: 14:20 17-09-2019

Deformimet që në lindje të fëmijëve kanë tronditur mjekësinë gjermane. Një shkrim i BILD, jep alarmin se shumë fëmijë po lindin pa gjymtyrë, duar dhe gishta. "Gjithnjë e më shumë raste, gjithnjë e më shumë frikë" e titullon Bild redaksionalen e tij, duke dokumentuar një rast të ri në Bremen të një fëmije të lindur me vetëm tre gishta në dorën e djathtë. Një rast që sjell në mendje alarmin e ngritur në një rajon të Francës me 18 raste të bebeve të lindura pa duar, ose me keqformime kongjenitale në gjymtyrë siç quhet në gjuhën mjekësore.

Ditët e fundit Bild kishte dokumentuar rastin e tre fëmijëve të lindur midis qershorit dhe shtatorit në të njëjtin spital në Gelsenkirchen, në zonën Ruhr, me keqformime në duar.
Spitali Sankt Marien në një shënim të botuar në faqen e tij të internetit, shkruan se në një interval kohor jashtëzakonisht të shkurtër, 1-2 % e të sapolindurve vijnë në jetë me keqformime kongjenitale.
"Malformimet e këtij lloji nuk janë parë për shumë vite. Ngjarja e shumëfishtë mund të jetë e rastësishme, por ne e shohim befasues periudhën e shkurtër të këtyre tre rasteve”
Nëna e fëmijës së lindur në Bremen tre muaj më parë së bashku me një vëlla të shëndetshëm binjak, ka thënë se ndoshta helmet mjedisore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rastet në rritje të keqformimeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723