INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha me ambasadorët e vendeve të BE, mungon Vllahutin

Basha me ambasadorët e vendeve të BE, mungon Vllahutin

Publikuar më: 17:42 13-03-2017

Pas takimit që zhvilloi pak ditë më parë me Ambasadorin Amerikan Donald Lu, kreu i opozitës ka zhvilluar një tjetër drekë punë me trupën diplomatike të vendeve të BE. Për rreth 2 orë me rradhë, Lulzim Basha i shoqëruar dhe nga aleatët e tij zhvilluan një drekë pune me Ambasadorët e Bashkimit Europian, ku ra në sy mungesa e Ambasadores Romana Vlahutin.
Menjëherë pas këtij takimi, kreu i opozitës është pyetur mbi arësyet e mungesës së Ambasadorës së BE, për të cilën dha këtë qëndirm.
Lulzim Basha;
“Kemi një bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë europianë dhe amerikanë që vazhdojnë në të gjitha format dhe formatet. Kishte dhe mungesa të tjera është një bashkëbisedim i vazhdueshëm”.
Ndërkoh kryedemokrati Basha zbardhi dhe temat e bashkëbisedimit me Ambasadorët e pranishëm në drekën e punës.
Lulzim Basha:
“diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri të bërë njish me krimin dhe drogën”.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111