INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i thotë “PO” Edi Ramës, rifillojnë negociatat

Basha i thotë “PO” Edi Ramës, rifillojnë negociatat

Publikuar më: 14:10 19-07-2016

Lulzim Basha doli përballë gazetarëve për të sqaruar arsyet se përse dështoi një ditë më parë arritja e konsensusit mes dy palëve për reformën në drejtësi. Ndërsa në krah kishte nënkryetarin e partisë Edi Paloka dhe negociatorin demokrat Oerd Bylykbashi, Lulzim Basha sqaroi se pas arritjes së kompromisit, maxhoranca rrëzoi dy prej pikave kyçe të kësaj marrëveshje pas orës 01:00 të mesnatës.
Por i bindur në nevojën e miratimit të reformës në drejtësi me konsensus, Lulzim Basha u tregua i kujdesshëm në komunikimin publik, duke pranuar propozimin e Kryeministrit Rama për të vijuar negociatat.
Lulzim Basha:
“I kthej përgjigje pozitive Ramës pas deklaratës për konsensus. Gjithçka e rënë dakord është në përputhje me rekomandimin 88. Ekspertët tanë po finalizojnë paketën për 7 ligjet.  Që prej orës 14:00 negociatorët e PD janë në tryezë”.
Në përjekje për të ruajtur qetësinë me qëllim arritjes së konsensusit Lulzim Basha nuk i është përgjigjur as akuzave të ambasadorit amerikan Donald Lu.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338