Barcelona ka kryer goditjen e dytë në merkato. Pas zyrtarizmit të Jerison Murillo, si lojtar blaugranas me të drejtë blerje nga Valencia, tashëm ekipi ka siguruar shërbimet e një mbrojtësi të ri.
Bëhet fjalë për jean-Clair Todibo. Afrimi është kryer me parametra zero, pasi lojtarit i skadon kontrata në fund të sezonit me Toulouse.
Ai do të luajë zyrtarisht për skuadrën e Barcelonës në verën e këtij viti, pasi transferimi do të kryhet në 30 Qershor, aq sa i ka mbetur nga kontrata.
Todibo luan si qendërmbrojtës dhe deri tani është aktivizuar në 10 ndeshje si titullar me Touluese.









25 Feb 2026 





