INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdojnë fazat përgatitore për ekipet e Superiores, Partizani ndeshet me Dinamo Zagrebin, Tirana përballë Skënderbeut

Vazhdojnë fazat përgatitore për ekipet e Superiores, Partizani ndeshet me Dinamo Zagrebin, Tirana përballë Skënderbeut

Publikuar më: 15:32 08-01-2019

Partizani do përballet me Dinamon e Zagrebit në një miqësore, ndërsa Tirana-Skënderbeu do jenë përballë njëra tjetrës në Durrës, në datë 9 janar. Partizani dhe Kukësi janë duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.

Me skuadrën e Partizanit janë stërvitur normalisht edhe dy blerjet e reja Fatjon Jusufi dhe Alesio Hyseni. Trajneri Gega e konsideron të plotësuar mesfushën, por është ende në kërkim të një sulmuesi. Ekipi i “të Kuqve” do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Sivaspor, Antaliasporit përveç asaj me Dinamon.

Në kampin e verilindorëve ndërkohë janë bërë gjithashtu dy goditje, Rrocaj dhe Shkurtaj nga Luftëtari. Me klubin është rikthyer edhe mbrojtësi Simon Rrumbullaku dhe presidenti Gjici mendon se është gati për fitimin e titullit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215