INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’U bë modë’’ tashmë, dy ‘’yjet’’ botërorë të futbollit i bashkohen Gerard Pique në ndërmarrjen e re

‘’U bë modë’’ tashmë, dy ‘’yjet’’ botërorë të futbollit i bashkohen Gerard Pique në ndërmarrjen e re

Publikuar më: 15:03 08-01-2019

Gerard Pique i habiti të gjithë me lëvizjen e tij të re, duke blerë shumicën e aksioneve të klubit FC Andorra dhe duke e vënë klubin në pronësi të tij.

Tashmë, e përditshmja “Diari d’Andorra” ka zbuluar se Pique nuk është i vetmi që ka investuar te klubi, por janë edhe dy miq të tij, po futbollistë.

Bëhet fjalë për Lionel Messin dhe Cesc Fabregas, që mesa duket kanë blerë aksione të reja tek klubi.

Ata kanë blerë aksione në një masë të caktuar, por pronësia mbetet e Pique. Andorra tashmë po lufton për një promovim në “Tercera” dhe ëndrra e madhe e klubit është të ngjitet deri në La Liga.

andorra.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998