INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barça dhuron spektakël! Ja cili është ekipi që e ndjek nga pas…

Barça dhuron spektakël! Ja cili është ekipi që e ndjek nga pas…

Publikuar më: 12:27 31-01-2019

Barcelona nuk di të ndalet! Katalanasit kanë shkatërruar Seviljen mbrëmjen e ditës së djeshme me rezultatin 6-1, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit (katalanasit humbën 2-0).
Dy gola të Coutinho, Rakitic, Sergi Roberto, Suárez dhe Messi çuan skuadrën e drejtuar nga Ernesto Valverde në gjysmëfinale, aty ku janë Betis dhe Valencia.
Nesër do të luajë Reali në fushën e Gironës për biletën e fundit të gjysmëfinaleve. Madrilenët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 4-2.

Article Logic
Execution time: 0.0029120445251465