INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardian Takaj: ''Të flasësh për Skënderbeun për kushte është çmenduria më e madhe që mund të dëgjosh''.

Ardian Takaj: ''Të flasësh për Skënderbeun për kushte është çmenduria më e madhe që mund të dëgjosh''.

Publikuar më: 12:25 31-01-2019

Tre të larguar, por Skënderbeu i ka rikuperuar brenda ditës. Dje, skuadra korçare ka bërë dy afrime cilësore që pritet të rrisin konkurrencën në ekip dhe të shtojnë cilësinë e lojës.
Për Shehin, në organikë bëhet vend për dy mesfushorë me CV të pasur. Ardian Takaj, ekskluzivisht për “Panorama Sport” komenton deklaratat e Nespor si dhe qartëson arsyen e tri largimeve, Demte, Guezh dhe Guindo.
28-vjeçari çek Martin Neshpor pas largimit nga kf Skëndërbeu u rrëfye për një experience aspak të këndshme dhe kushte te mohuara jetese. Por fjalët e tij nuk kanë mbetur pa u komentuar dhe ka qënë pikërisht presidenti i klubit korçar ai i cili I është kundërpërgjigjur deklaratave të çekut:
“Të flasësh për Skënderbeun për kushte është çmenduria më e madhe që mund të dëgjosh. Dhe të gjitha këto i dëgjon nga goja e një qaramani që s’pushonte nga të qarët vetëm pas dy ditësh në ekip se kishte mall për familjen. Unë nuk e di se çfarë apo ku ka luajtur më herët ky futbollist që në Korçë nuk është ndierë mirë.”

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783