INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorja e BBVIP tregon betejën më të vështirë të jetës, sëmundjen e rrallë që prek vetëm 16 persona në botë: Ndoshta kam vetëm disa orë jetë

Banorja e BBVIP tregon betejën më të vështirë të jetës, sëmundjen e rrallë që prek vetëm 16 persona në botë: Ndoshta kam vetëm disa orë jetë

Publikuar më: 12:35 13-12-2025

Sasa Hoda mbrëmjen e djeshme ka ndarë një rrëfim prekës nga jeta e saj brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo ka folur hapur për një nga betejat më të vështira që ka përjetuar, e cila sipas saj, e ka çuar shumë pranë vdekjes.

Banorja tregoi se është përballur me një sëmundje jashtëzakonisht të rrallë, pasojat e së cilës vazhdon t’i ndiejë edhe sot.

Sasa zbuloi se vuan nga tumori i enëve të gjakut, një diagnozë e rrallë, që sipas mjekëve, prek vetëm 16 persona në mbarë botën. Ajo është e vetmja prej tyre që ka mundur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ajo ka rrefyer se si e mori vesh për sëmundjen në një moshë shumë të vogël dhe se doktorët i hoqën shpresat që ajo do të jetonte.

Ajo madje i ka shprehur falenderimet babait të saj për të gjithë sakrificën që ai ka bërë për të. Sasa mes lotësh ka zbuluar edhe se për shkak të sumndjes së asaj ajo nuk mundet do që të provojë ndjesinë e të qenurit nënë edhe pse për Sasën kjo është dëshira e saj më e madhe.

Sasa: “Momentet e para të sëmundjes kanë qenë kur unë kam qenë 8 vjeçë dhe kam shkuar për herë të parë në Itali, aty gjithçka ka ndryshuar për mua. Sepse kam kuptuar që nuk mund të jem e njëjtë si vajzat e tjera sepse do ta kem një difekt në trup, por me shpresën që do shërohem shpejtë edhe ajo zgjati me vite. Adoleshenca ime ka qenë e tmerrshme se sëmundja ime shkon në atë fazën që më çon drejt vdekjes aty ndryshoi çdo gjë për mua. Ndoshta kam jetë vetëm disa orë. Prania e babit në spital që ja kam borxh gjithë jetën domethënë nuk ja kam thënë asnjëherë, por do ja them sot, që jam falenderuese gjithë jetën që ka flejt 1 muaj në makinë vetëm që mos ti shpenzonte lekët e spitalit. Unë plagën e kam patur një vit në trup të hapur me gjakderdhje kohë pas kohe. Unë jam në këtë jetë me një bombë në trup e cila nuk i dihet kur mundet me shpërthyer.”

Article Logic
Execution time: 0.0029470920562744