INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Unazës së Re i bashkohen PROTESTËS së studentëve: Jemi këtu për... [FOTO/VIDEO]

Banorët e Unazës së Re i bashkohen PROTESTËS së studentëve: Jemi këtu për... [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:51 20-12-2018


Përpara Parlamentit sot po mbahet protesta e studentëve së cilës i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë apo dhe banorët e Unazës së Re.

Studentët po mbajnë fjalime ku bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike.

"Çdo shqiptar të lërë partitë, mos bëni thirrje partiake, por bëni thirrje për mbrojtje të kauzës sonë. Kemi 15 ditë dhe nuk kemi folur për ligjin e arsimit të lartë", tha një student.

Ndërkohë banorët e Unazës së Re me pankarta në duar kundër ministrit Gjiknuri, shprehen se janë aty për kauzat e studentëve dhe për shtëpitë e tyre.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një qytetar i cili shfaqet duke protestuar me kuletën bosh. 

kuletabosh.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932