INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Kumanovës qëllojnë me gurë makinën e Ali Ahmetit

Banorët e Kumanovës qëllojnë me gurë makinën e Ali Ahmetit

Publikuar më: 11:07 14-11-2016

Kreu i Bashkimit Demokratik Për Integrim, Ali Ahmeti është goditur me gurë nga një grup protestuesish shqiptarë. Ngjarja ndodhi teksa Ahmeti po shkonte për të mbajtur një takim me banorët e Kumanovës. Protestuesit, të cilit kërkojnë drejtësi për dhunën me karakter etnik mbanin në duar pankarta kundër kreut të BDI-së dhe partisë politike që ai përfaqëson. Qytetarë kanë qëlluar në drejtim të ekskortës së Ahmetit. Ata akuzojnë politikanët e BDI-së se janë të përfshirë në çështjet që konsiderohen të montuara politikisht si; vrasja e komandant “Shqiponjës” apo përgjakjen e Kumanovës, dy vjet me parë. Për të shmangur përplasjen automjetet kanë shmangur rrugën dhe janë larguar nga qyteti. Menjëherë pas kësaj ngjarje ka reaguar Bashkimi Demokratik Për Integrim, duke shprehur keqardhje për aktet e dhunës. Në deklaratën për shtyp të lëshuar nga kjo forcë politike thuhet se "dhimbja e disa njerëzve po përdoret nga grupe të reja politike që duan të afirmohen". “Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi takimin në një sallë plot me mbështetës edhe simpatizantë. BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vet politike me anë të bisedave me qytetarët”- deklaron forca politike e drejtuar prej Ali Ahmetit.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229