INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kurbin. Dëmtohet diga e rezervuarit, dy fshatra rrezikojnë përmbytjen

Kurbin. Dëmtohet diga e rezervuarit, dy fshatra rrezikojnë përmbytjen

Publikuar më: 12:08 14-11-2016

Banorët e dy fshatrave Zhejë dhe Gjormë që ndodhen në zonën e Kurbinit kanë dhënë alarmin pasi rrezikojnë të përmbyten nga rezervuari që ndodhet në këtë zonë. Diga e këtij rezervuari rrezikon të çahet, pasi është dëmtuar në disa vende nga prurjet e shumta të rreshjeve gjatë ditëve të fundit.
Reshjet e shiut kanë bërë që niveli i ujit në këtë rezervuar të arrijë në pikën kritike. Ndërkohë shkarkuesit e ujit kanë dalë jashtë funksionit për shkak të amortizimit të tyre, çka e bënë të pamundur shkarkimin e ujit.
Të alarmuar nga kjo situatë, banorët u kërkojnë strukturave shtetërore që të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme, pasi e gjithë zona është e kërcënuar nga ky rezervuar.
Diga e këtij ujëmbledhësi ka krijuar rreshqitje në disa vende vende nga rritje e nivelit të ujit.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545