INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prostitutat e mitura/ Nxënëset shesin trupin për 10 euro dhe një palë xhinse

Prostitutat e mitura/ Nxënëset shesin trupin për 10 euro dhe një palë xhinse

Publikuar më: 11:29 14-11-2016

Varfëria dhe papunësia në jug të Serbisë po i bënë njerëzit të gjenden në mënyra të ndryshme. Për këtë mjerim ekonomik flet trendi i prostitutave të mitura, që bëjnë seks madje për 10 euro.

Një numër i madh i tyre, daljen nga varfëria e kërkojnë tek të ardhurat e lehta. Njëra prej tyre është P. F. nga Vranja, e cila me ndihmën e prindërve dhe miqve arriti të dal nga ferri i prostitucionit.

Aktualisht ajo është duke kaluar në trajtimin për varësinë ndaj drogës. Në këtë botë të e vrazhdë thuhet se e kanë futur shoqet e shkollës. “Kanë parë se jam e dëshpëruar, pa asnjë metelik, me xhinse të arnuara, me xhaketë të vjetër të nënës. Dinin gjithçka për mua dhe më joshën”, thotë ajo për Kurir, transmeton Telegrafi.

Vajzën shoqet e dërguan me taksi në Preshevë. Atje thuhet të ketë pasur marrëdhënie me një djalë të ri shqiptar, për çka ka fituar 30 euro dhe një palë xhinse të reja. Ajo u kthye shumë e lumtur në shtëpi. Por, P.F. është vetëm një nga shumë vajza që në këtë mënyrë përpiqen të fitojnë para. “Ka pasur bastisje, tentime për t’i kapur ato në Preshevë. Janë thirrur prindërit dhe kishte situata të vështira. Ata nuk mund të besonin se fjala është për vajzat e tyre. Ato nuk shkonin në shkollë me javë, ndërsa profesorët janë të interesuar që vetëm të sjellin arsyetimet”, thotë burimi i Kuririt.

N. A., një mik i të miturës P. F., tregoi atë që ai dinte në lidhje me aktivitetet e shoqeve të tij.

“I tha shoqes se një ditë pas shkolle ishte në një shtëpi, dhe se 20 nga to kanë kaluar një javë aty. Janë droguar, askush nuk e dinte kush ishte me kë, kush hyn e kush del. Tipi kryesor kontrollonte gjithçka. Prindërit zhdukjen e saj e lajmëruan në polici, por nuk e gjetën. U kthyen vet, gati gjysmë e vdekur. Vajzat nga prindërit me shkathtësi kanë fshehur mungesat”, thotë ai. Burimet policore thonë se prostitutat e mitura rekrutohen në shumë qytete, por kryesisht në Vranje, sepse ky qytet është në udhëkryqet kryesore për në Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887