INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka Botërore, Shqipëria normat më të larta të vdekshmërisë nga aksidentet në Europë

Banka Botërore, Shqipëria normat më të larta të vdekshmërisë nga aksidentet në Europë

Publikuar më: 16:40 03-08-2016

Një raport i Bankës Botërore shprehet se Shqipëria ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë në aksidente rrugore në Europë, mesatarisht 84.7 vdekje në vit për çdo 100 mijë automjete. Ky tregues është minimalisht dy herë më i lartë se ai i vendeve të rajonit, të cilat kanë një normë vdekshmërie nga aksidentet që varion nga 13.8 vdekje për 100 mijë mjete në Greqi, deri në 41.3 vdekje për 100 mijë mjete në Malin e Zi.

Por veç kostove tragjike njerëzore, aksidentet janë një barrë e lartë për ekonominë. Sipas Bankës Botërore, kostoja ekonomike e aksidenteve rrugore në Shqipëri është mesatarisht 130 milionë euro në vit, ose gati 1.5 për qind e prodhimit kombëtar.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në periudhën 2012-2014 numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore u ul me 20 për qind. Por vitin e kaluar, i cili shënon dhe fillimin e projektit, tendenca u përmbys dhe numri i njerëzve që humbën jetën në aksidente u rrit me 2.2 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748