INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bang Bang”, Dua Lipa bëhet imazh i Patrizia Pepe [VIDEO]

“Bang Bang”, Dua Lipa bëhet imazh i Patrizia Pepe [VIDEO]

Publikuar më: 11:16 22-09-2017

Përveçse një këngëtare e suksesshme me famë botërore, Dua Lipa së fundmi është bërë edhe imazhi ekskluziv i fushatës reklamuese të “AW 17/18 Patrizia Pepe", në New York.

Përmes një videoje të publikuar edhe në faqen e saj të Instagram,, Dua shfaq aftësitë e saj në modelim e veshur me linjën e Patrizia Pepe. E veshur me të zeza, mjaft joshëse dhe me një siguri në vetvete, këngëtarja shqiptare sapo na vërtetoi se di të bëjë shumë mirë edhe modelen.

Ne po ri-afirmojmë lidhjen tonë të ngushtë me botën e muzikës duke bashkëpunuar me Dua Lipa, shikoni koleksionin tonë të ri dhe shikoni filmin e plotë”, është shprehur stafi i “Bang Bang”.

Article Logic
Execution time: 0.0040490627288818