INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Babai u ngushëllua që nuk isha fare lakuriq”! Rrëfehet bomba e zhveshur në Champions League [FOTO]

“Babai u ngushëllua që nuk isha fare lakuriq”! Rrëfehet bomba e zhveshur në Champions League [FOTO]

Publikuar më: 10:34 10-06-2019

Sipas revistës “The Sun” në një intervistë me modelen ruse Kinsey Wolanski, që u kthye në kryetitull të mediave rozë pasi doli gjysmë e zhveshur në finalen e Champions League, që u fitua nga Liverpool.

Modelja me origjinë ruse ka treguar gjithçka se çfarë ndodhi natën e 1 qershorit në Madrid dhe të gjitha ngjarjet pasi ajo hyri në fushë duke u parë nga e gjithë bota.

“Për momentin po mendoj të dal në pension kur të jem 30 vjeçe sepse do të kem para mjaftueshëm. Kapërcimi në fushën e finales së Champions League do të më ndihmojë ta arrij këtë. Po planifikoj të bëj kalime të tjera të mëdha që të rris profilin tim”- u shpreh 22-vjeçarja.

Kinsey ka treguar edhe disa detaje të tjera pas arrestimit nga policia dhe reagimet nga familja e saj, aq më tepër që babain e ka polic në Los Angeles.

“Sigurisht që nuk iu kisha treguar se çfarë do të bëja, por ata nuk janë surprizuar sepse e dinë se si jam unë. Babi u ngushëllua me faktin se kisha veshur diçka dhe nuk isha tërësisht lakuriq”- rrëfeu modelja.

bo2.png

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203