INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai nxjerr në shitje vajzën, për të paguar trajtimin e djalit me leuçemi

Babai nxjerr në shitje vajzën, për të paguar trajtimin e djalit me leuçemi

Publikuar më: 16:23 18-08-2018

Një baba kinez, i cili pretendonte se donte të shiste vajzën e tij të vogël për të shpëtuar djalin e sëmurë, është vënë në dijeni që llogaritë e tij në internet janë ngrirë. Pas ballafaqimit me një reagim të ashpër të publikut, babai i të dy fëmijëve i tha shtypit se ai nuk kishte për qëllim të shiste vajzën e tij. Ai pretendoi se donte të bënte që publiku t'i kushtonte vëmendje djalit të tij dhe se ai ishte penduar për atë çfarë kishte bërë. Babai, Liang Yujia, u pa për herë të parë duke mbajtur vajzën e tij trevjeçare dhe një tabelë në një rrugë në Chengdu më 7 gusht, njoftoi “Beijing Youth Daily”.

foto_e_djalit_ee.jpg

Liang shkroi në tabelë se familja e tij jeton në qytetin Emeishan në Provincën Sichuan dhe se ai do t'i 'japë' vajzën e tij të bukur personit që mund të sigurojë para për të trajtuar vëllanë binjak të vajzës, i cili ka leuçemi. Ai tha se djali i tij u diagnostikua me leuçemi në korrik dhe se ai kishte shpenzuar 50,000 juan rreth 5,710 paund duke e trajtuar atë. Ai gjithashtu pohoi se duheshin edhe 57,100 deri në 68,500 paund për të shpëtuar djalin e tij.

tabela_aa.jpg

Mediet kineze raportuan se të ardhurat e kombinuara mujore të familjes së Liang ishin rreth 799 paund dhe se familja po përpiqej të mbulonte faturat astronomike, sipas gruas së Liang. Babai dhe vajza dolën të lypin pranë Spitalit të dytë Universitar të Universitetit Sichuan në Perëndim, ku u trajtua djali i tij Cheng Cheng. Një person fotografoi Liang, vajzën e tij dhe tabelën dhe e postoi atë më pas në mediet sociale kineze. Fotografia menjëherë shkaktoi një zemërim. Disa njerëz e akuzuan Liang për diskriminim gjinor sepse favorizoi djalin mbi vajzën e tij. Të tjerë dyshuan se ai ishte një mashtrues. Ka pasur edhe përdorues të internetit që e kanë quajtur sjelljen e Liang si 'trafik njerëzor në mes të ditës'.

djali_i_vogel.jpg

Liang kishte siguruar rreth 10,283 paund për të paguar faturat mjekësore të djalit të tij në platforma të ndryshme crowdfunding. Megjithatë, pasi fotoja nxiti polemika, llogaritë e tij janë ngrirë nga organizatat përkatëse të crowdfunding. Është raportuar se faqet e ueb-it e morën këtë vendimin pas marrjes së ankesave nga publiku. Liang tha se ishte detyruar të vendoste tabelën, sepse ai nuk kishte "asnjë zgjedhje tjetër". Ai pretendoi se vendosi të dilte me tabelën pasi kishte parë "shembuj të tjerë" online. Ai këmbënguli se nuk kishte për qëllim të shiste vajzën, por mendonte se kjo mund të ishte një mënyrë për t'i tërhequr vëmendje për djalin e tij. Liang shprehu keqardhje gjatë intervistës. Babi arriti të tërheqë 5.084 paund që ai kishte mbledhur përmes një platforme të quajtur 'Ai Xin Chou', por dy llogaritë e tjera të fondeve janë ngrirë. 'Chun Yu Chou', një nga dy platformat që kanë pezulluar llogarinë e Liang, ka ofruar t’i ofrojë familjes 5,714 paund për të ndihmuar në mbulimin e faturave përpara se të ndërmarri veprime të mëtejshme në llogarinë e tij në pritje të hetimeve.

bababii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127