Situata brenda shtëpisë së Big Brother VIP raportohet se është tensionuar. Sipas informacioneve të bëra publike, babai i Selinës dyshohet se është paraqitur në dyert e produksionit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të vajzës së tij nga gara.
Deklarata është bërë publike nga Elton Tozaj, i cili shprehet se kërkesa është paraqitur drejtpërdrejt pranë stafit drejtues të programit. “Sipas informacioneve të mia, babai i Selinës ka kërkuar largimin e saj, është shfaqur në dyert e produksionit dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm,” thuhet në deklaratë.
Deri në këto momente, produksioni i Big Brother VIP nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë çështje, ndërsa nuk ka as një konfirmim publik nga familjarët e Selinës. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse kjo situatë do të ndikojë në vijimësinë e saj brenda shtëpisë.








7 Jan 2026 





